6.2 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Policia deklarohet për dy femrat-magjistare që u kapën para një shtëpie në Prizren [Video]

Organet e sigurisë janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin e dy femrave të cilat dyshohen se mirren me magji në qytetin e Prizrenit.

Në publikimin e disa pamjeve dy femrat bëjnë disa veprime të çuditshme pranë një shtëpie. Ato shihen teksa derdhin një material në tokë dhe në rezën e derës (miell ose krip).

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha  ka thënë për “Indeksonline” se janë në fazën e  hetimeve dhe se së bashku me Prokurorinë Themelore të Prizren kanë caktuar një ekip të vecantë që të merret me rastin në fjalë.

“Ende nuk e dimë as kush është as arsyen nëse gjejmë elemente të veprës penale atëherë do të ndiqet dikush penalisht por njëherë për njëherë jemi të informuar e kemi iniciuar rastin do të thotë jemi duke kryer hetimet preliminare do të shohim në ditët në vazhdim çka do të ndodhë, lokacionin e dimë, vendim e dimë por të dyshuarit nuk i dimë dhe as nuk e dimë qëllimin por tani po presim”, u shpreh ai.

Ndryshe, videoja ku shihen dy femrat ka marrë shpërndarje të shumta në rrjetet sociale. Të dyshuarit sipas komentuesve cilësohen si “magjistaret shqiptare”.

“Po, këto po i mallkojnë shtëpinë tona. Shpërndajeni le ta shohin të gjithë ata që rrezikohen nga magjia e zezë”, thuhet në kërkesen e tyre. /Indeksonline/

 

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 eurosh për personat shoqërues

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka sqaruar se bashkëpagesa prej 3 euro për 24 orë qëndrimi të personave shoqërues mbi 15 vjeç...

Lajmet e Fundit