Policia e arreston qytetarin nga Prizreni, shpërndante propagandë rreth koronavirusit

Policia e Kosovës ka arretur një person në Prizren i cili ka shpërndarë një video propagnadauese me qëllim të përhapjes së panikut tek qytetarët, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Kemi të ndaluar një person për incizim të kundërligjshëm. Jemi duke e marrë një deklaratë prej tij, sepse dyshohet që ka incizuar fqinjinin e tij dhe e ka postuar një rrjetet sociale. Ka bërë panik pa arsye”, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Personi në fjalë kishte inçizuar fqinjin e tij dhe kishte propaganduar se ishte infektuar me koronavirus.

Osmnollaj thotë se i dyshuari është ndaluar, dhe me urdhër të prokurorit është cilësuar si inçizim i kundërligjshëm.

Osmanollaj për Express ka thënë ai tashmë është ndaluar dhe po intervistohet nga hetuesit./GazetaExpress/

Pamjet që ka publikuar i dyshuari me qëllim të përhapjes së panikut:

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit