Policia jep arsyet e arrestimit të Dardan Molliqajt

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj. Sipas, zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, Molliqaj është arrestuar të premten në orët e mëngjesit, i ngarkuar me vepër për pengim të personit zyrtarë në detyrë.

Hoxha ka thënë se Molliqaj është arrestuar me urdhër të Gjykatës Themelore.

“Mund të konfirmojmë se duke u bazuar në një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë i njëjti është arrestuar dhe do të sillet para organeve të drejtësisë”, ka thënë ai, raportojnë mediat.

Hoxha ka shtuar se Molliqaj është arrestuar për shkak të protestave të organizuara të 27 janarit, ndërsa vendimet tjera priten të pasojnë nga gjykata kompetente.

Të rikutjojmë se sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqajt, sot rreth orës 09:20 është arrestuar nga policia në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari, derisa po donte të udhëtonte për në Zvicër.

Më Shumë

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit