Fluks i madh në pikën kufitare të Vërmicës

Festa e 1 Majit dhe vikendi ka bërë që pika kufitare e Vërmicë sot të jetë e stërngarkuar me shtetas Kosovarë, që kanë zgjedhur ta kalojnë këtë ditë në Shqipëri. Qytetarët nga komuna të ndryshme të Kosovës ia mësyjnë Shqipërinë, por vonohen me orë të tëra në kufi.

Fluksi i madh i qytetarëve për të kaluar andej kufirit, si duket i ka gjetur pa përgatitur punonjësit e pikës kufitare. Autoritetet policore thonë se kanë punuar me pesë sportele, në Morinë, ndërsa udhëtarët kanë pritur me orë për të kaluar matanë kufirit.

Policia thotë se kanë punuar me kapacitete të plota nga mëngjesi, por nuk kanë mundur të shmangin kolonat e gjata dhe qëndrimet në radhë të gjata të udhëtarëve nga Kosova.

Duke parë shkallën e lartë të papunësisë që ka Kosova më të lartën në rajon e Evropë, qytetarët në vend se të zgjedhin formën e protestave paqësore për të kërkuar punë dhe për të kërkuar respektim të drejtave të punëtorëve, kanë zgjedhur formën e festimit.

Ata përveç se festojnë brenda Kosovës, dalin edhe përtej kufijve për të vizituar vendet ku ka shqiptarë. Ndërkaq ne vendet e zhvilluara ekonomikisht në ditën e punës protestohet dhe kërkohen respektim të drejtave të punëtorëve.

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit