7.4 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Policia jep detaje për nxënësin që ra nga kati i dytë i shtëpisë në Rahovec

Javën e kaluar, një nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore ‘Bekim Sylka’ të Rahovecit, kishte shkuar në klasë bashkë me një shishe me nargjile. Ai ishte vërejtur nga kujdestarja e klasës. Kjo e fundit i ka dhënë vërejtje të miturit si dhe e ka dërguar atë në shtëpi duke i kërkuar që të paraqitet në shkollë me prindin.
Sot, rreth orës 11:00, policia u informua se një fëmijë – nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore “Bekim Sylka” në Rahovec, ishte hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij.

Këtë e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjakovës në një përgjigje për Express.

“Patrullat policore me të marr informatën fillimisht kanë shkuar në shkollën ku nxënësi në fjalë ka vijuar mësimin aty kanë kontaktuar me drejtorin e kësaj shkolle ku janë informuar se rasti në fjalë kishte ndodhur dje me datë 24.04.2018 rreth orës 11:00 në shtëpinë e nxënësit”, thuhet në përgjigjen e policisë për Express.

Zyrtarët policorë kanë kontaktuar edhe me prindin e fëmijës i cili njofton se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Policia thotë se që nga momenti që ka pranuar informatën po punon intensivisht në hetimin e rrethanave të krijuara në këtë rast.

 

Më Shumë

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajz? një vajzë ka dalë nga shtëpia në mëngjesin e së hënës në Prizren. Ajo është lajmëruar në polici si e zhdukur. “Është raportuar se...

Hidhet shorti i Champions-it: City sfidon Realin

Në Nyon të Zvicrës të premten është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve. Skuadrat e renditura nga pozita 9 deri në...

Lajmet e Fundit