11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prizren, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës (PK) njofton se nga tentim vrasja që ndodhi dje në Prizren, ka mbetur i plagosur një person në këmbë, pasi është qëlluar me revole. Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 14:20, ndërsa është konfiskuar revolja me dy fishekë.

“Është raportuar se viktima  mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Lajmet e Fundit