Policia kishte informacion se personi që u vra sonte në Prizren dyshohej se “strehohej” në varreza

Besnik Shala i njohur me nofkën “qorri” dyshohej se kishte bërë një veprim të pazakontë për t’i ikur policisë.

Siç mëson Gazeta Sinjali, policia kishte informacione se “qorri” në të kaluarën dyshohej se ishte “srehuar” në varreza.

Shprehi tjetër e tij, sipas informacioneve që posedon Gazeta Sinjali ishte edhe mosbashkëpunimi me institucionet e vendit, duke provuar vazhdimisht ikjen nga organet e rendit.

Duke u thirrur në burime të veta, Gazeta Sinjali raportoi se “qorri” dyshohet se në të kaluarën ka kryer veprat penale, “Tentim vrasje”, “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

Persona të afërt me Besnik Shalën thanë se ai ishte i dhënë edhe pas fesë islame.

Ai u vra sonte sonte nga policia në “Lagjen e Trimave” në Prizren, pasi fillimisht rezistoi arrestimin duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve. Më pas policia iu kundërpërgjigj me armë zjarri dhe nga shkrepja e plumbave ai pësoi lëndime vdekjeprurëse.

Më Shumë

Liria triumfon ndaj Albionëve me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit