Policia ndalon një person në Suharekë, i dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Suharekë, i dyshuar për fajde.

Policia njofton se personi i dyshuar mashkull i kishte dhënë 500 euro borxh një personi,e më pas i kishte kërkuar t’ia kthejë 900 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar i ka marr për kthim një shumë parash prej 500€, por pasi për një kohë nuk i ka kthyer borxhin, i dyshuari i ka kërkuar që t’i kthejë 900€. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit