Katër të mitur nga Prizreni e sulmojnë një tjetër dhe ikin

Një i mitur nga Prizreni është sulmuar fizikisht nga katër të tjerë, raporton Express

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, mesditën e së enjtes.

Po ashtu është bërë e ditur se katër të miturit që kanë sulmuar viktimën, gjenden në arrati.

“Rr. Ali Hadri, Prizren 28.10.2021 – 12:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (i mitur) ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur), të cilët gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./GazetaExpress/

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit