3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Policia në Prizren merr aksion për largimin e veturave nga trotuaret

vetura ne trotuarPolicia e Kosovës në regjionin e Prizrenit ka filluar planin operativ për largimin e veturave nga vendet që nuk shërbejnë si parkingje. Vetëm për dy ditë, sipas zëdhënësit, Hazir Berisha janë shqiptuar rreth 500 gjoba ndaj shoferëve të pa ndërgjegjshëm dhe është konfiskuar një numër i madh i automjeteve. Plani i policisë do të vazhdojë ditëve në vijim, pasi një shqetësim i tillë ditë më parë ka ardhur edhe nga shoqëria civile dhe nxënësit e shkollave të Prizrenit, të cilët po lëvizin me shumë vështirësi nga bllokimi i trotuareve me automjete,transmeton rtk

Kapiteni Hazir Berisha i tha Radio Kosovës se me anë të këtij plani operativ Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, po mundohet të vejë rend dhe rregull në trafik, e veçanërisht në këtë muaj kur jemi në prag të festave të fundvitit dhe është shtuar numri I automjeteve në qytet nga mërgimtarët.

Berisha bëri të ditur se vetëm gjatë dy ditëve të shkuara kur ka nis aksioni janë shqiptuar rreth 500 gjoba mandatore, ndërsa është tërhequr një numër i konsiderueshëm i veturave të lëna vend e pa vend, të cilat vështirësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve.

E për tollovitë e shkaktuara nëpër trotuaret e qytetit nga parkimi i veturave vend e pa vend, ditë më parë e ka ngritur zërin edhe shoqëria civile dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të cilët përmes një peticioni dërguar organeve të rendit, gjyqësorit, Prokurorisë dhe Drejtorive të shkollave kanë kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit shpërndan dru zjarri për 824 familje në nevojë

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS) në Prizren ka përfunduar sot shpërndarjen e druve të zjarrit për 824 familje, ku përfshihen: 213 familje...

Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që “Xhebrailat” të jenë në derbi

Tifozëri të tyre zyrtare nuk kanë. Por FC Suhareka po dëshiron që në derbin e qytetit, edhe Ballkani të luaj pa mbështetësit e tyre të...

Lajmet e Fundit