4 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Policia nis hetimet për sloganin “Erlli dita”

Policia në Prizren ka filluar hetimin e sloganit “Erlli dita”.

Ky slogan ishte shkruar me goma në një kopsht të fëmijëve .

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se policia ka dal në vendngjarje.

“ Policia ka dal në vendjarje dhe ka filluar hetimet”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”

Sipas tij, policia do të intervistojë punëkryesin dhe mirëmbajtësin e kopshtit të fëmijëve ku është shkruar slogani.

Slogani “Erlli dita” i shkruar në një kopsht të fëmijëve në Prizren, ka ngjallur reagime të shumta.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ndërkaq ka mohuar se ky slogan ishte shkruar nga institucioni që drejton.

“Komuna e Prizrenit assesi nuk bën dhe madje nuk lejon shkrime të tilla në hapësira publike dhe është duke shqyrtuar se si ka ndodhur rasti në fjalë”, ka thënë Haskuka.

Ekipet tona menjëherë kanë dalur në terren dhe kanë vërtetur se slogani i shkruar është bërë me gomat të cilët janë dëmtuar nga pjesa e lodrave për fëmijë”.

“Pra në tokë është shkruar me goma të cilat janë lëvizëse dhe nuk janë statike”, ka thënë Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Basketboll, derbi kryesor sot në Prizren

Vazhdon edhe sot java e 20-të në Procredit Superliga. Janë parashikuar dy ndeshje, të cilat premtojnë të ofrojnë spektakël për tifozët. Vëmendja kryesore do të...

Lajmet e Fundit