7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Policia njofton për lëndimin e 72 pjesëtarëve të saj

Policia15Në komunikatën e lëshuar në orën 20:00 Policia e Kosovës bëri një përmbledhje të gjithë asaj që ndodhi gjatë protestës. Tha se ka shoqëruar në stacionet e saj 160 protestues, ndërsa tregoi se 72 policë dhe 26 qytetarë janë lënduar.

Sipas policisë protesta e nisur në mesditë përfundoi katër orë e gjysmë më vonë, në orën 18 e 30 minuta, ndërsa numrin e pjesëmarrësve të protestës policia e vlerësoi në 2 mijë persona.

Ajo bëri fajtorë protestuesit për përshkallëzimin e situatës.

“Edhe përkundër përpjekjeve dhe thirrjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, për ndalje të sulmeve dhe dhunës së shfaqur nga ata protestues, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe të njëjtit kanë vazhduar me përshkallëzimin e dhunës dhe sulmeve ndaj policëve, duke përdorur edhe mjete të rrezikshme vdekjeprurëse siç është edhe koktej molotovi”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia më pas përmendi edhe të gjitha mjetet e forta dhe të rrezikshme me të cilat u qëlluan policët gjatë protestës, ndërsa tregoi edhe për bilancin e të lënduarve.

“Dhuna e shfaqur nga ana e disa protestuesve të pandërgjegjshëm, ka rezultuar me lëndimin e (72) zyrtarëve policorë, ku prej tyre dymbëdhjetë (12) kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa (2) zyrtarë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, vijon komunikata.

Në të tregohet edhe për 160 protestues të shoqëruar në stacionet policore dhe për 26 qytetarë të lënduar gjatë protestës.

Policia njofton se u janë shkaktuar dëme edhe pajisjeve policore.

“Gjatë kësaj proteste të dhunshme janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në automjetet dhe pajisjet përcjellëse policore, duke përfshirë edhe dëmtime të hapësirës dhe pronës publike”, bën me dije komunikata.

Më Shumë

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Lajmet e Fundit