Policia rrit gatishmërinë për shkak të kërcënimeve të ISIS-it

Kërcënimi i një të ri kosovar, i cili lufton për krah ISIS-it është bërë shumë humor, por në humor të mirë sa i përket kërcënimeve nga Shteti Islamik nuk janë institucionet e Kosovës.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtar për të gjitha Stacionet e Policisë së Kosovës përfshirë pikat kufitare.

Në njoftimin thuhet se pjesëtarët e policisë së Kosovës, përveç se duhet të jenë të pajisur gjatë orarit të punës me jelek antiplumb, duhet të kenë kujdes dhe të shtojnë patrullimet e tyre në vendet si: Kuvendi i Kosovës, Qeveria, ambasadat e huaja në Kosovë, aeroporti, objektet fetare si xhamit, kishat dhe Katedrala dhe vendet e frekuentuara si dhe nëpër restorantet e njohura në vend, raporton TV Dukagjini.

Përkundër përpjekjeve, askush nga zyrtarët e Policisë apo Qeverisë nuk ka dashur të flas për këtë alarm.

Burime të televizionit kanë bërë të ditur se për kërcënimet janë të njoftuar presidenca, Qeveria e Kosovës dhe autoritetet vendëse e ndërkombëtare të sigurisë.

Më Shumë

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Lajmet e Fundit