8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Politika dikton agjendën kulturore, shtyhen Takimet e Poeteshave

Takimet e poeteshave shqiptareFestivali poetik tradicional i femrave krijuese, i paraparë të mbahet në fillim të qershorit, është shtyrë për në vjeshtë për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

Poeteshat shqiptare nuk do të mblidhen në qytetin historik të Vushtrrisë në datën e përcaktuar më herët, pasi ndërkohë ka ndyshuar agjenda e planifikuar.

Festivali tradicional i cili mbledh femrat krijuese nga mbarë hapësirat shqiptare dhe më gjerë, është shtyrë për në fillim të vjeshtës.

Kështu ka njoftuar Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Vushtrrisë e cila nuk ka bërë të ditur datën e saktë të organizimit të kësaj ngjarjeje.

Sipas zyrtarevë komunalë arsye për këtë shtyerje është, pasi data e caktuar që prej janarit për mbajtjen e këtij aktiviteti letrar më 6 dhe 7 qershor përkon me zgjedhjet parlamentare.

Kohë më parë komuna e Vushtrrisë u ka bërë ftesë për aplikim krijueseve nga të gjitha trojet shqiptare por edhe nga diaspora që me poezitë e tyre të konkurrojnë në këtë Festival të poezisë. Konkursi ka qenë i hapur deri më 18 maj 2014.

Lidhur me këtë çështje drejtoria e kulturës e Vushtrrisë ka bërë të ditur se të gjitha poezitë e dërguara deri më tani në adresë të këtij festivali do të jenë pjesë e garës.

Festivali ”Takimet e Poeteshave Shqiptare” tashmë ka krijuar një traditë shumëvjeçare dhe është bërë aktiviteti kulturor simbol për qytetin e Vushtrrisë. Sivjet shënohet edicioni i 32-të i këtij aktiviteti letrar. Përgjatë këtyre viteve në këtë festival kanë defiluar dhe kanë bërë emër në krijimtarinë e tyre letrare shumë poete nga mbarë hapësirat shqiptare dhe diaspora.

Më Shumë

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Lajmet e Fundit