8.8 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Pompeo: Provat thonë se koronavirusi doli prej laboratorit në Wuhan

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, ka thënë se koronavirusi mund ta ketë rrjedhur nga laboratori në Wuhan, qytet ky ku u diagnostifikua rasti i parë me Covid-19.

Ai ka përmendur sigurinë e dobët në laboratorët epidemiologjikë, përfshirë edhe atë në qytetin Wuham shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye për të besuar se virusi është përhapur qëllimisht, por ai e ka kritikuar qeverinë kinezë për mënyrën e menaxhimit të Covid-19.

“Mos harroni, Kina ka një histori të infektimit të botës dhe ka po ashtu një histori të drejtimit të laboratorëve me standarde të dobëta”.

“Kjo nuk është hera e parë që përballemi me një virus si pasojë e dështimeve të një laboratori kinez. Mund të them se ka një sasi të konsiderueshme të provave që ky virus rrodhi nga laboratori në Wuhan”.

Më Shumë

Nëna e raporton zhdukjen e vajzës së saj në Prizren

Një nënë në Prizren, ka raportuar vajzën e saj të zhdukur në Polici të Kosovës. Sipas raportimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e...

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Lajmet e Fundit