Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat postare “Kroi i Gorozhupit, Kroi i Siqevës dhe Kroi i Mbretit”

Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim emisionin e pullave postare të titulluar “Kroi i Gorozhupit, Kroi i Siqevës dhe Kroi i Mbretit” që i referohet krojeve të njohura në Kosovë.

Tre krojet që shfaqen në pullat postare, paraqesin burimin e ujit natyral në vendin tonë, prej të cilëve banorët përreth janë furnizuar me ujë të pijshëm për shekuj me radhë në të gjitha stinët e vitit. Në vendin ku buron uji i kroit rregullohet e pajiset zakonisht me një lug, apo me ndonjë muri të posaçëm.

Kroi i Gorozhupit, është kroi që ka një histori të veçantë dhe njihet si kroi i vajtimit që i bashkoi hasianët e ndarë në Malësinë e Hasit. Buron i lirë në lartësinë prej 376 m mbi nivelin e detit, përkatësisht disa qindra metra mbi shtratin e lumit Drini i Bardhë, që nga viti 1958 është i rregulluar nga mjeshtrit vendorë.

Kroi i Siqevës, gjendet në afërsi të Prishtinës, në natyrë dhe me pamje piktoreske. Kroi i Siqevës është burim nga i cili banorët e fshatrave janë furnizuar me ujë të pijshëm. Reshjet dhe shkrirja e borës në pranverë ndikojnë në shtimin e sasisë së ujit të tij.

Kroi i Mbretit, i rrethuar me beton gjendet në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Korroticë e Epërme e komunës së Drenasit. Emri i tij tregon që ky burim ka vjetërsi, sipas legjendës thuhet se një mbret ishte ndalur për të pushuar në vendin që tashmë quhet “Kroi i Mbretit”, mbase kali i tij e kishte shpuar me këmbë gurin, në të cilin ishte ulur mbreti dhe nga aty kishte filluar të rrjedhë ujë.

Filatelia e Kosovës, për çdo vit emeton pulla postare me bukuritë dhe pasuritë natyrore që ka Republika e Kosovës, me qëllim të promovimit të tyre nëpër botë.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Lajmet e Fundit