Posta promovon pullat postare kushtuar Leze Qenës dhe Besim Sahatçiut

Posta e Kosovës ka promovuar pullat postare kushtuar aktores Leze Qena dhe regjisorit Besim Sahatçiu.

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, ka deklaruar se Qena dhe Sahatçiu i dhanë vlera të mirëfillta artit në vend, prandaj edhe meritojnë trajtim të tillë.

“Është privilegj i madh i Kosovës që Postës i janë shtuar dy pulla postare  të dy personaliteteve shumë të shquara të regjisorit Besim Sahatçiu dhe aktores së mirënjohur Leze Qena. Kurse, Sahatçiu ishte një regjisor i dalluar me një numër të madh të filmave dhe me punën e tij të madhe kundrejt kulturës tonë. Njëjtë ishte edhe Leze Qena me aktrimin e saj dhe humorin që kishte dhe veprat që na ka dhuruar”, u shpreh ai.

Djali i regjisorit të ndjerë, njëherit edhe babai i këngëtares Rita Ora, Besnik Sahatçiu, ka thënë se ndjehet i privilegjuar për trajtimin që po i bëhet babait të tij të ndjerë.

Më pas të pranishmëve edhe Rita iu është drejtuar me një video-mesazh falënderues.

“Jam i emocionuar për këtë dokumentar dhe organizim. Vajza ime Rita ishte me punë, por ju dërgon të fala përmes një videoje, që Rita kishte dërguar”.

Edhe vajza e aktores Leze Qena, Argjenda Qena, tha që ndihet e lumtur për organizim. Ajo ka falënderuar Postën që ka bërë promovimin e pullës postare pikërisht në njëvjetorin e ndarjes së aktores nga jeta.

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Lajmet e Fundit