10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Haskuka sheh nga afër punimet për renovimin e kulmit të stacionit të policisë së trafikut

 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, kanë parë të enjten nga afër punimet e kryera për renovimin e tërësishëm të kulmit të Stacionit të Policisë së Trafikut, në të cilin banojnë edhe disa familje.

 

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka deklaruar se ky është vetëm një nga 19 objektet ku kanë përfunduar punimet, ndërsa renovimi i kulmeve të tri objekteve të tjera do të fillojë së shpejti dhe se aktualisht janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme për renovimin e 12 kulmeve të tjera.

May be an image of text that says 'POLICE 1 Para Pas'

Në këtë mënyrë, kryetari Haskuka ka theksuar se deri në fund të vitit synojnë t’i renovojnë gjithsej 34 kulme me qëllim të përmirësimit të kushteve të banimit në banesat kolektive të Komunës së Prizrenit. Po ashtu, kryetari

Haskuka ka thënë se duke i rinovuar kulmet e objekteve të ndryshme në lagjet e Prizrenit, vetëm gjatë tre vjetëve të fundit i kanë përmirësuar kushtet e banimit të 800 banorëve në 160 njësi banesore.

 

 

 

 

 

 

 

Më Shumë

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit