6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Pozita e kryetarit të Kuvendit mund të përfundojë në Kushtetuese

KuvendiKosoves5-27Pas kërkesës për interpretimin e neneve të Kushtetutës që flasin për mandatarin e Qeverisë prej Gjykatës Kushtetuese mund të kërkohet edhe një interpretim për çështjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mund ta vonojë konstituimin e Qeverisë, pasi fillimisht duhet votuar për kryetarin dhe për Kryesinë e Kuvendit, para zgjedhjes së kryeministrit dhe kabinetit të tij. Me kushtetutë, deputetët mund të referojnë çështje në Gjykatën Kushtetuese nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, bashkë me partnerët e koalicionit po insiston se posti i kryetarit të Kuvendit i takon asaj. Në anën tjetër, partitë e bllokut opozitar, të cilat po synojnë të jenë mandatar për krijimin e Qeverisë së ardhshme, kanë vendosur të krijojnë edhe një grup të përbashkët parlamentar.

Kjo do të bëhet me qëllim që ta sigurojnë postin e kryetarit të Kuvendit, ashtu siç precizohet në marrëveshjen mes LDK-së, AAK-së e Nismës. Ky post, sipas marrëveshjes, është rezervuar për Isa Mustafën. Sipas Kushtetutës dhe Rregullores sipas së cilës funksionon Kuvendi, i takon grupit më të madh parlamentar ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Nxënësi i shkollës dyshohet se është sulmuar nga kujdestarja e klasës në Prizren, intervistohet nga policia

Një nxënës i një shkolle fillore në Prizren dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës së tij. Ngjarja thuhet se ka ndodhur më...

Lajmet e Fundit