9.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Pranoi mito, arrestohet zyrtari doganor në pikëkalimin në Vermicë

Mbrëmjen e së enjtes që e lëmë pas, në pikëkalimin kufitar të Vermicës, është arrestuar një zyrtar doganor.

 

Arrestimi i tij u bë nga njësitë e hetimeve të doganës, pas një informate se një zyrtar doganor në pikëkalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht ka pranuar mito, njofton Klankosova.tv.

Të njëjtin, zyrtarët e Hetimeve të  Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë.

”Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Doganës së Kosovës.

Tutje nga Dogana e Kosovës apelohet për bashkëpunim për t’u pamundësuar kriminelëve të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

”Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail:[email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”.

Më Shumë

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Prizreni shënon fitore bindëse ndaj KEK-ut

Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë dhe të merituar 5:1 ndaj KEK-u, në një ndeshje ku skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në...

Lajmet e Fundit