6.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Prehet njeriu

Skender Berisha 

Dhe prehet njeriu prehet
bie si gjeth bie
ndër grimca dheu përbihet
përtyp veten sa me nge

e merr frymë e nuk ngihet
nën dëborën që bie
e ndien si nuk ndien
edhe ujërat i ndien

dhe vazhdon të ndiej përjetësisht
të ndiej cicërrimat e shpirtërave
që tiktakojnë nëpër orët e shkuara
edhe nëpër orët që vijnë

ndien si hapen të gjitha dritaret
të hyjë paravera të hyjë
pastaj fjalët e bukura që bredhin
nëpër kërcejtë e rinj të luleve

nëpër lulet që rriten në shpirt
dhe që nuk veniten kurrë
dhe prehet njeriu i lodhur bukurie
prehet atje në atë korije

10 tqtor 2017,Prizren

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Lajmet e Fundit