16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Presidenca në pazarin Thaçi – Mustafa

zyra e presidentesDy partitë më të mëdha politike në vend, PDK dhe LDK, me në krye liderët e tyre, Hashim Thaçi e Isa Mustafa e kanë shfrytëzuar kohën e fituar deri në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit më 8 dhjetor, që të hartojnë skenarët për formimin e institucioneve të reja. Jashtë skenarit të ndarjes së posteve nuk është lënë as ai presidentit të vendit.

Ndonëse Presidentja Atifete Jahjaga ka mandat deri në fund të pranverës së vitit 2016, skenari parasheh që ajo gradualisht ta lëshojë mandatin nga mesi i vitit tjetër. Thaçi e Mustafa, sipas burimeve të gazetës Tribuna i kanë ofruar Jahjagës të jetë edhe vet pjesë e marrëveshjes me të cilën do të kërkohej që ajo të dakordohet.

PDK, sipas këtyre skenarëve merr postin e presidentit (nga mesi i vitit 2015) dhe atë të kryetarit të Kuvendit, kurse LDK atë të kryeministrit. Që puna të mos vijë deri te shkarkimi i presidentes nga partitë e koalicionit, të njëjtat burime kanë theksuar se pjesë e marrëveshjes për formimin e institucioneve të reja pritet të jetë edhe vet presidentj./Tribuna/

Më Shumë

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Bashkimi dhe Peja 03 ndeshen sot në finalen e tretë për titull kampioni

Sot zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale për titull kampioni në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku përballen Bashkimi dhe Peja...

Lajmet e Fundit