3.4 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Presidenti Thaçi dorëzohet për ushtrinë, tërheq propozimin e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka kërkuar që iniciativa e tij ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ai tha se iniciativa ligjore për transformimit të FSK-së është krejtësisht legjitime dhe kushtetuese dhe se këtë iniciativë e ka marrë duke qenë i bindur se ishin shterur të gjitha mundësitë tjera.

“Ky veprim s’ka qenë aspak i rastësishëm, as i nxituar, është veprim i menduar mirë dhe ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së institucioneve tona dhe partnerëve tanë strategjik për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Përfaqësuesit e listës serbe për 6 muaj me radhë bojkotuan Kuvendin duke bërë të pamundur që të sigurojmë përkrahjen e tyre për këtë proces. Iniciativën ligjore e kam ndërmarrë edhe për shkak se kam konsideruar se Kosova e ka të pamundur të realizoj qëllimin për anëtarësim në NATO. Që nga ndërmarrja e iniciativës kemi pasur debat mjaftë të dobishëm, zhvillimi pozitiv është fundi i bojkotit dhe kthimi i listës serbe në institucione. Duke respektuar të gjitha mendimet mendoj së emëruesi i përbashkët është se institucionet, partitë dhe qytetarët janë të gatshëm për të bërë hapin për formimin e ushtrisë, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese apo nismës ligjore”, tha Thaçi.

Ai shtoi se si president i vendit e ka obligim që së bashku me institucionet ta themelojnë ushtrinë por dhe ta ruajnë partneritetin me partnerët tanë strategjik.

“ShBA mendojnë se duhet bëhet përpjekje që themelimi i ushtrisë duhet bëhet me ndryshime kushtetuese. Institucionet tona ende kanë në dispozicion kohën e mjaftueshme të bëjnë përpjekjen e fundit të sigurojmë përkrahjen e komuniteteve për themelimin e forcave të armatosura. Sot i kam dorëzuar një letër Veselit që kam kërkuar që iniciativa ime ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë derisa të sigurojmë dhe përpjekjen e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”. /Telegrafi/

Më Shumë

Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

Valon Berisha, ish-drejtor i Financave dhe Kontabilitetit në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka rënë në pranga sikurse ish-drejtori i BKS’së, Sami Mazreku, përgjatë...

Liria zyrtarizon Florian Iljazin

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot afrimin më të ri në skuadër, futbollistin me perspektiv Florian Iljazi, raporton PrizrenPress. Iljazi ishte pjesë e Drinit të...

Lajmet e Fundit