22.9 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025

Presidentja nuk do t’i drejtohet Kushtetueses për pikën 127

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka kthyer deputetëve të komuniteteve pakicë përgjigjen në lidhje me kërkesën e tyre për sqarime shtesë rreth pikës 127 të Gjykatës Kushtetuese.

Në përgjigjen që e ka siguruar RTK thuhet se “duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe dy vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese dhe duke marrë parasysh rolin e Presidentes si faktor i unitetit të popullit, e vlerësoj kërkesën, por konsideroj se zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit kushtetues”.

Përgjigjia e plotë:

Të nderuar,

Kam pranuar kërkesën tuaj me numër protokolli 792 të dorëzuar në Zyrën e Presidentes më 20 tetor 2014, me të cilën kërkoni që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për sqarim të pikës 127 të vendimit të Gjykatës KO119/14.

Duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe dy vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese dhe duke marrë parasysh rolin e Presidentes si faktor i unitetit të popullit, e vlerësoj kërkesën tuaj, por konsideroj se zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit kushtetues.
Roli i Presidentit të Republikës së Kosovës bazohet në garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve, duke ruajtur gjithnjë parimin e ndarjes së pushteteve dhe mbi të gjitha duke ruajtur paanësinë në raport me partitë politike.

Zgjidhja për nyjën institucionale është përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës dhe gjithashtu edhe e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përmes zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në respektim të Kushtetutës së Kosovës. Ndërtimi i institucioneve të vendit bazohet mbi parimet kushtetuese dhe gjithëpërfshirja, në këtë rast e komuniteteve të Kosovës, është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligje.

Në kohën kur po e testojmë demokracinë tonë të brendshme dhe gjithashtu edhe pjekurinë tonë politike, duke mos dashur që të sfidojmë procedurat e mëtejme ligjore, që do të mund të zvarrisin gjithë procesin e ndërtimit të institucioneve dhe të thellojnë ndasitë e krizat, është përgjegjësi dhe obligim i deputetëve të Kuvendit që me mirëbesim, mirëkuptim, me kompromis si pjesë e kulturës së dialogut, të gjejnë zgjidhjen e cila do të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

Më Shumë

Arbijon Nikqi bashkohet me Prizrenin

FC Prizreni zyrtarisht njofton se një nga talentët më të mëdhenj të futbollit pejan, Arbijon Nikqi, nga sot është pjesë e familjes së klubit,...

Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00

Hysen Durmishi, zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar për një masë kufizuese që hyn në fuqi nga nesër, më...

Lajmet e Fundit