Prishtina rrëmben Kupën në basketboll

Sigal Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll, duke mundur Golden Eagle Yllin me shifrat 76:82 (16:27, 19:14, 27:23, 14:18).

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 0:8, derisa epërsinë më të lartë e arritën në 11 pikë, 6:17, derisa çerekun e parë e përfunduan në të mirë të tyre 16:27. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke pasur epërsi 18:31, por me kalimin e minutave vendasit ngushtuan shifrat dhe pjesa e parë përfundon 35:41.

Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, dhe arrin që të kalojë në epërsi 60:59, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:64. 10 e minutat e fundit ishin mjaft interesant dhe dramatik. Therandasit afrojnë rezultatin në 66:67, por Prishtina me një seri prej 6:0, shkëputet në 66:73. Dramë u zhvillua deri në momentet e fundit, por Prishtina u tregua më e vëmendshme dhe triumfoi 76:82.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Nigel Johnson me 21 pikë, 7 kërcime e 13 asistime.

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit