15.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Priten dhjetëra ftesa të reja nga Specialja në qershor

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Flamur Hoti, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale, i cili gjatë ditës së sotme do të paraqitet në Hagë për intervistim. Ndonëse kishte marrë ftesën disa javë më parë, intervistimi i Hotit është shtyrë për ditën e sotme me kërkesë të tij, shkruan gazeta “Zëri”.

Edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” ftesën e Hotit nga Specialja, me ç’rast ka pohuar se gjatë muajit të ardhshëm (qershor) pritet të vijnë dhjetëra ftesa të reja nga kjo Gjykatë.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë të ftuar të ri, me përjashtim të ish-pjesëtarit të UÇK-së Flamur Hotit, i cili është ftuar ditë më parë. Ne nuk kemi një shifër të saktë se sa është numri i gjithë të ftuarve nga kjo Gjykatë, sepse ka pasur të ftuar që kanë shkuar në Hagë për intervistim e nuk janë lajmëruar te ne. Disa kanë shkuar pa i informuar mediet, prandaj nuk kemi një numër të saktë, por presim ftesa të reja prapë pas muajit maj të këtij viti”, ka deklaruar Gucati për “Zërin”…..

Më Shumë

Anulohet repriza e “Komedisë së Zezë” në Prizren

Teatri i Qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren ka njoftuar se repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e cila fillimisht ishte planifikuar të...

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Lajmet e Fundit