Pritet mbyllja e burgut të Prizrenit

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani ka njoftuar se gjatë këtij viti, do të mbyllen dy burgje.

Shkaku i vjetërsisë dhe kushteve të pafavorshme, pritet të mbyllet burgu i Pejës, por edhe i Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Ne kemi dy burgje të cilat nuk i plotësojnë standardet më të mira evropiane për të funksionuar. Është burgu i Pejës dhe Burgu i Prizrenit për shkak të vjetërsisë dhe infrastruktura nuk i plotëson kriteret apo nevojat të cilat i kemi si shërbim. Ne kemi vendosur që këto dy burgje të mbyllen dhe të ndërtohet një burg i ri i cili i shërben të gjithë rajonit të Dukagjinit, përfshirë Gjakovën, Sukarekën, Prizrenin, Rahovecin, Ferizaj, Shtimen sepse nuk do të jetë vetëm qendër e paraburgimit, ku do të jetë edhe qendër korrektuese, në një masë do ta lehtësojë edhe Burgun e Dubravës , sepse familjarët nga vise të ndryshme, vise të largëta të Kosovës do ta kenë më të lehtë vizitimin e tyre në burgun e Prizrenit”, deklaron Dibrani.

Tutje, thekson se prioritete për këtë vit mbeten kompletimi i infrastrukturës, ndërtimi i burgjeve të reja, renovimi i burgjeve të vjetra dhe ngritja profesionale e stafit./Indeksonline/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit