3.9 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Prizren/ 13 vite nga ngritja e aktakuzës, dështon të nis gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasje në tentativë

Në Gjykatën Themelore në Prizren,  të hënën, për shkak mungesës së të akuzuarve Safet Hyseni dhe Blerim Hyseni, ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar për tentim vrasjen e vitit 2009.

Në këtë rast, Safet Hyseni dhe Behxhet Hysenin po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, ndërsa i akuzuari Blerim Hyseni ngarkohet për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Lidhur me mungesën e dy të akuzuarve, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha, tha se nga fletëkthesa konstatohet se i akuzuari Safet Hyseni gjendet jashtë shtetit, ndërsa për të akuzuarin Blerim Hyseni tha se nuk ka prova që i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt.

Mungesa e kushteve ligjore, ka bërë që kjo seancë të shtyhet, kurse e radhës është caktuar të mbahet më 19 korrik 2023.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Ndryshe, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë më 18 janar 2010, ndaj tre të akuzuarve Hyseni, Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë kishte ngritur aktakuzën për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Pas 8 vitesh nga ngritja e aktakuzës, Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, me gjykatës Burim Ademin kishte caktuar shqyrtimin fillestar më 1 shkurt 2018, mirëpo për shkak mungesës së të akuzuarve Safet Hyseni dhe Blerim Hyseni, kjo seancë fillestare kishte dështuar të mbahet.

Kjo çështje penale, me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të 19 nëntorit 2022, është transferuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në Gjykatën Themelore në Prizren. Përveç rastit të të akuzarve Hyseni, kjo gjykatë ka pranuar edhe 8 raste të tjera të natyrës penale në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, të ngritur me 18 janar 2010, thuhet se  25 nëntor 2009, në fshatin RunikKomuna e Skenderajtsipas marrëveshjes paraprake  mes   pandehurve Behxhet dhe Safet Hyseni, me dashje kanë tentuar  ta privojnë nga jeta  dëmtuarin Blerim Hyseni.

Sipas aktit akuzues akuzuarit Hyseni, në fshatin Runik kanës hkuar me veturën e Afrim Hysenit, ku i dëmtuari Hyseni ka hyrë  veturëi pandehuri Safet ka tentuar  ta godasë  njëjtin, i cili ka qenë i ulur  karrigen e prapme afër të pandehurit Behxhet Hyseni dhe kur ndërhynë Afrim Hyseni ata dalin nga vetura dhe ata fillojnë   rrahen dhe Safet Hyseni e rrëzon për tokë  dëmtuarin Blerim, duke e goditur nëpër pjesë të ndryshme  trupit.

Tutje atakuzë thuhet se i pandehuri Behxhet Hyseni nga mbrapa shpinës dëmtuarin me thikë godet nën sqetull  anës  djathtë duke i shkaktuar lëndime plagë prerëse.

Për këtë akuzuarit Behxhet dhe Safet Hyseni po akuzohen se  bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje  tentativë” nga neni 146 lidhur me nenin 20 dhe 23,  Kodit  Përkohshëm Penal  Kosovës.

Ndërsasipas dispozitivit  dytë  kësaj aktakuze, i pandehuri Blerim Hyseni po akuzohet se  25 nëntor 2009,  fshatin Runikme një mjet  metaltë, i ka shkaktuar lëndime  lehta trupore  pandehurit –  dëmtuarit Safet Hyseni  kokë.

Për këto veprime, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi lehtë trupor” nga neni 153, pika 1. dhe 4,  Kodit  Përkohshëm Penal  Kosovës./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vetëm hëna ka besë

Shkruan: Qazim Thaçi E si ta takojë hënën besnike Ti them hallin tim të madh Se e dua deri në amshim atë Që dëshmitarë hënën ia pata lënë E...

Pas shfaqjes së dokumentarit mjedisor, studentët dhe nxënësit në Prizren diskutojnë për efektet e shpyllëzimit

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të Universitetit të Prizrenit si dhe nxënësit e shkollave të mesme kanë pasur rastin që...

Vjeshtë

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit