8.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Prizren, 2 të vdekur nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes.

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për vrasje në tentativë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 5 janar në...

Rasti BKS, Gjykata Themelore në Prizren dërgon në mbajtje 39 të dyshuar

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se pas përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39 të pandehurve, të njëjtit...

Lajmet e Fundit