Prizren, 30 mijë objekte pa leje

Objekti i ndertimitPrizrenasit deri tash kanë paraqitur për legalizim vetëm një të tretën e objekteve ilegale sa vlerësohet të ketë kjo qendër. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë për Urbanizëm janë dorëzuar rreth 10 mijë aplikacione, derisa numri i objekteve pa leje në territorin e komunës kap shifrat e rreth 30 mijë ndërtimeve.

Për të përballuar numrin e aplikimeve në kuadër të sektorit të urbanizimit në Komunën e Prizrenit është formuar një Task Forcë, që vazhdimisht pranon dokumentacion, por duket se pjesa më e madhe e tyre janë vetëm në qytet dhe lagja periferike “Arbana”, ndërsa pak sosh janë nga fshatrat, ndonëse edhe ato përfshihen në projekt.

Projekti i legalizimit që përfshin shtëpitë dhe lokalet afariste, të ndërtuara deri në fund të gushtit të vitit 2013 kryhet mbështetur në Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje, të Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, miratuar më 2013. Në Prizren ka nisur në fillim të muajit nëntor./zeri/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit