21.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Prizren / Aktakuzë ndaj inspektorit për lejimin e hapjes së biznesit për lojëra të fatit afër xhamisë

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Inspektorit të Tregut, pranë Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit.

Inspektori i tregut i Komunës së Prizrenit F.G, po akuzohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria po pretendon se i akuzuari F.G., në cilësi të Inspektorit të Tregut, në Drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të çfarëdo lloj dobie për personin tjetër si dhe me dashje ka shkelur ligjin lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tij.

Në aktakuzë, thuhet se i pandehuri F.G., në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit, ka dhënë pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë, biznesit për lojëra të fatit “G.P.”, ndonëse ky biznes ndodhej në afërsi prej 300 metrave me një xhami.

Sipas Prokurorisë aprovimi i një kërkese të tillë i ka sjellë dobi pasurore biznesit në fjalë duke e lejuar ta ushtrojë veprimtarinë e tij në këtë njësi deri me datë 28.07.2017 kur Divizioni për lojërat e fatit i ATK-së e ka mbyllur këtë veprimtari.

Më Shumë

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Rahoveci finalizon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale

Komuna e Rahovecit po finalizon punimet në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Be Clean, Be Green”, për ndërtimin dhe instalimin e sistemeve bio-septike...

Lajmet e Fundit