7.1 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Ngacmon të miturën në market në Prizren, i dyshuari rezulton i kërkuar për vjedhje

Një rast i rëndë i ngacmimit ndaj një të miture është raportuar mbrëmë në Prizren, ku hetuesit rajonalë kanë ndaluar një person që dyshohet se ka kryer disa vepra penale, mëson Sinjali nga burime të besueshme të afërta me hetimin.

Ngjarja ka ndodhur më 06 dhjetor 2025, rreth orës 21:00, në lagjen Tranzit i Ri në Prizren, ku H. A. 31, dyshohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur, A.K., 10 vjeçare, brenda një marketi.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve Rajonale Prizren, është zbuluar I  dyshuari ka  qenë i përfshirë edhe në vjedhjen e një veture në Prizren, për të cilën është iniciuar rast i veçantë. Verifikimet në sistem kanë treguar gjithashtu se ai ishte në kërkim policor nga Stacioni Policor Fushë Kosovë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Për shkak të të dhënave shtesë mbi identitetin dhe lëvizjet e tij, janë njoftuar edhe autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes zyrës ndërlidhëse ILECU.Hetimet po vazhdojnë.

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjet kokainë, para e armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi dyshohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës. Ata janë prangosur, pasi paraprakisht janë zhvilluar kontrolle...

Drita rikthehet në Superligë

Drita është rikthyer në ProCredit Superligë, pas fitores në serinë finale ndaj Proton Cable Prizrenit, duke triumfuar në të dyja ndeshjet dhe duke siguruar...

Lajmet e Fundit