Prizren, arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, raporton PrizrenPress

Arrestimet kanë ndodhur në Prizren, gjatë ditës së shtunë.

Njoftimi i plotë i PK-së:

POSEDIM I NARKOTIKËVE

· Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 01.05.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.42 gram substance e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 01.05.2021 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 3.1 gram substance e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

· Rr. Vesli Klark, Prizren 01.05.2021 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.26 gram substance e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Lajmet e Fundit