11 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Kremtohen sot Pashkët Ortodokse, besimtarët rikthehen në Kisha

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë sot ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Ndërkohë, këto Pashkë, ndryshe nga viti i kaluar, janë rikthyer në Kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve duke ruajtur distancimin sociale, e ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre. Solidariteti, dhembshuria dhe dashuria për familjen dhe njëri-tjetrin është ajo që na mëson kjo ‘luftë’ me koronavirusin dhe mesazhi që na sjellin Pashkët.

Kur i referohemi traditave në lidhje me Pashkën në mendje na vjen veza e kuqe. Ajo është një veçori karakteristike e kësaj feste. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.Veza e Pashkëve është e vjetër, aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit.Krishterët e parë dhe bashkëkohës së apostujve filluan të ngjyrosin vezë dhe t’i dhurojnë për Pashkë, duke përshëndetur gëzueshëm ‘Krishti u Ngjall’!

Përgjigja është: ‘Vërtet u Ngjall’!Pjesë tjetër e traditës së Pashkëve është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën që del nga varri i Krishtit. Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambadave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë. Marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që ju jepet besimtarëve simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve Orthodhokse, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme.

Padyshim që pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qingjit, duke simbolizuar Krishtin, i cili si qingj erdhi në therrore, duke u sakrifikuar për mëkatet e njerëzve (Ungjilli sipas Joanit 1:29, Letra I-rë e Petrit, Zbulesa 5:6). Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke uruar “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shpreh më shumë frymën e periudhës së Pashkës është përshëndejta “Krishti u ngjall” dhe si përgjigje ka “Vërtet u ngjall”./ Konica.al

Më Shumë

Prizren, arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, raporton PrizrenPress Arrestimet kanë ndodhur në Prizren, gjatë ditës së shtunë. Njoftimi...

Katër të vdekur dhe 153 rasts me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

873 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

Tenton të vetëvritet një grua në Prizren

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj dje rreth orës 13:00 në fshatin Caprac të Prizrenit. Burime të Gazetës Sinjali nga Spitali...

Bayern feston titullin me “tenis”, Lewa prek rekordin me tripletë

Bayern Munchen u shpall kampion që në orën 17:30 pasi humbi Leipzig, por bavarezët e festuan në fushë pak më vonë, teksa fituan 6-0...

Arrestohen dy shtetas të Turqisë në Prizren

Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë janë të angazhuar në monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID, të vendosura nga Qeveria, në të gjithë territorin...

Rama e quan të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, thotë se pa Francën e Gjermaninë nuk sheh zgjidhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar se pa përfshirjen e përditshme të Gjermanisë dhe Francës...

Kërcënohet Beni Kizolli

Dje rreth orës 13:07 është kërcënuar drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Beni Kizolli. Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti, është kërcënuar...

Pas debatit të ashpër të PDK’së me Gërvallën, përplasen deputetët e PDK’së me ata të Vetëvendosjes

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Express. Teksa kryesuesja e...

Pas vendimit të Komisionit të Garave, Prizrenit i largohet sponsori gjeneral

Klubi i basketbollit, Ponte Prizreni, që përmbylli pjesën e rregullt të sezonit në Superligë në vendin e parë, ka njoftuar se sponsori gjeneral i...

Dy të vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Plagoset kryetari i Parlamentit të ishujve Maldive, Mohamed Nasheed

Ish-presidenti dhe aktualisht kryetari i Parlamentit të ishujve Maldive, Mohamed Nasheed është plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur afër shtëpisë së tij të...

“Karantinë e vizave” për qytetarët e Kosovës

Hylije Mustafa nga Prishtina nuk mund të shkojë në Gjermani për një trajnim profesional, sepse Ambasada gjermane në Kosovë, gjatë pandemisë së koronavirusit, “ka...

Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë mot me diell dhe vranësira. Sipas njoftimit të IHK-së, bëhet e...

Reagon Ponte Prizreni, tregon versionin e tyre të ngjarjes: Akuzon Berishën dhe gjyqtarët për ndërprerjen e ndeshjes

Ponte Prizreni ka dalë me komunikatë pas ndërprerjes së ndeshjes ndaj Pejës, që ishte e fundit e gjysmëfinales në Superligën e Kosovës në basketboll. Klubi...

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por aty afër

Duda Balje i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e saj private dhe atë profesionale. Një pyetje shumë interesante iu bë asaj në...

Lajmet e Fundit