Prizren, arrestohet 30 vjeçarja – tentoi të vidhte me armën lodër

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prizren, pasi që e njëjta ka tentuar të vjedh me armë londër në një barnatore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, konfirmoi për Front Online se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Ismail Kryeziu pronarja e një barnatores ka raportuar për një rast të vjedhjes, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një femër viti i lindjes 1990, e cila ka qenë me maskë dhe një armë lodër”, tha ai.

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit