Prizren: Arrestohet djali pasi rrahu babanë

Një prind është rrahur nga djali i tij në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, për të cilin edhe më parë ishte lëshuar një urdhëresë nga gjykata, të cilin e ka thyer, shkruan PrizrenPress.

“Viktima mashkull K-Shqiptar raporton se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar – djali i tij. Viktima ka pësuar lëndime te lehta trupore dhe është dërguar ne tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar pasi që për të njëjtin ekziston një urdhëresë e lëshuar nga Gjykata lidhur me një rast të më hershëm por i njëjti ka thyer urdhrin mbrojtës”,  thuhet në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit