-2.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Prizren: Dënohet hajni i telefonit

I. Y.  në shqyrtimin fillestar të mbajtur të hënën, pranoi se ka vjedhur telefonin mobil “Iphone 5” nga i dëmtuari L. L.

Për këtë veprim, i njëjti u dënua me tre muaj burgim me kusht, nga Gjykata Themelore në Prizren.

I denuari,   i cili kishte të angazhuar mbrojtësin me autorizim, avokatin Bashkim Nevzati, deklaroi se telefonin në fjalë e kishte gjetur afër një makine, dhe pastaj e kishte shitur.

Të njëjtin më pas e kishte kthyer te i dëmtuari Lubovci.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Beqë Shala.

Ndërkaq, aktgjykimi u shpall nga gjykatësja Shpresa Emra.

I. Y.  më 1 gusht 2014, rreth orës 09:00, në rrugën “Joni” në Prizren, e merr pasurinë e të dëmtuarit L.L. me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër.

Pasi që i dëmtuari kishte lënë xhamin e veturës gjysmë të hapur dhe ishte larguar për në lokalin e tij, I. Y.  nga vetura i merr mobilin e markës “Iphone 5” në vlerë prej 500 euro, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Kryesi i veprës penale “vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet./betimiper drjtesi/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të martën në Restelicë të Dragashit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Hetim i...

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës, i futi 500 lekë ryshfet në dokumente

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor gjatë dhënies së...

Lajmet e Fundit