8.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Nëntor, 2021

Prizren: Dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim i akuzuari pasi pranoi fajësinë se vuri në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar 1 vit e 4 muaj dënim unik me burgim për të akuzuarin Amir Krasniqi, pasi që i njëjti pranoi se ka vënë në qarkullim 4 kartëmonedha në shumën nga 100 euro, në shtator të këtij viti në Prizren.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Krasniqi, u shpall të mërkurën nga gjykatësja Raima Elezi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari ka për obligim që të i kompensojë palët e dëmtuara me nga 100 euro secilit, si dhe ndaj t’i konfiskohen kartëmonedhat e falsifikuara.

I akuzuari Krasniqi është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 50 euro, si dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Palët e pakënaqura me vendimin kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, në afatin prej 15 ditësh nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Amir Krasniqit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se më 24 shtator 2021, në rrugën ‘’William Walker’’ në Prizren, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar pranon dhe posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta.

Sipas aktakuzës, derisa i njëjti ishte duke drejtuar automjetin e markës ‘’VW Lupo’’ ndalohet nga Policia e Kosovës, tek i cili gjejnë 4 kartëmonedha në shumën prej 100 euro, në total 400 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara, me ç’rast të njëjtat edhe ia sekuestrojnë përkohësisht.

Po ashtu, i akuzuari Amir Krasniqi thuhet se gjatë periudhës së vitit 2021, në kohë të pavërtetuar, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar posedon të njëjtat me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta.

Aktakuza thotë se fillimisht ia dorëzon një kartëmonedhë në shumën prej 100 euro të dëmtuarit Emil Saliji, i cili është pronar i subjektit juridik, ashtu që ky i fundit më 2 korrik 2021, në njërën prej bankave në Prizren, deponon një shumë të konsiderueshme parash të pazarit ditor, në mesin e të cilave ishte edhe kartëmonedha e falsifikuar, për të cilën i dëmtuari nuk e ka ditur se është e falsifikuar.

Tutje thuhet se pas pranimit të Raportit të Ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, të datës 20 shtator 2021, është vërtetuar se kartëmonedha në shumën prej 100 euro është falsifikim i plotë.

Gjithashtu, i akuzuari Amir Krasniqi, më 3 shtator 2021, në biznesin familjar – pronë e të dëmtuarit Mitat Arifeogullu, me dashje – duke e ditur se paraja është e falsifikuar, posedon të njëjtat, me qëllim që më pas t’i vë në qarkullim si të vërteta.

Bazuar në aktakuzë, i akuzuari futet në dyqanin në fjalë dhe me anë të një kartëmonedhe në shumën prej 100 euro, blen 3 pako cigare, ashtu që dëshmitarja F.A., pranon kartëmonedhën nga i pandehuri dhe ia kthen kusurin dhe me të pranuar kusurin largohet nga vendi i ngjarjes me veturën e tij të markës ‘’VW Lupo’’.

Sipas aktakuzës, pas pranimit të Raportit të Ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, të datës 23 shtator 2021, është vërtetuar se kartëmonedha në shumën prej 100 euro, është falsifikim i plotë.

Me këto veprime, i pandehuri Amir Krasniqi ngarkohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296, paragrafi 2 të Kodit Penal, vepër ku kryesi dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç? nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, viktima në rrezik për jetën

Policia e Kosovës ka njoftuar së një person është në rrezik për jetë pasi që është therur me thikë nga nga një tjetër. “Viktima është dërguar...

Shaqir Totaj feston fitoren: Sot i themi jo korrupsionit

Kandidati i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka festuar fitoren bashkë me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi dhe shumë simpatizantë të partisë së tij. Ai...

Ja sa punëtorë dhe lokale u gjobitën në Prizren për mosrespektim të masave anti-COVID

Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se brenda një jave janë mbyllur 24 lokale për shkak të mosrespektimit të masave COVID-19. Gjatë...

Malisheva pa dallime partiake ngritët në këmbë për Ekrem Kastratin

Qytetarë të shumtë anekënd Malishevës, pa dallim partie e bindje politike, me një tubim madhështor e një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, sonte i dhanë një...

“Le Monde Diplomatique” më 1989: Reagimi i Kadaresë ndaj Drashkoviqit, për origjinën e shqiptarëve

“Le Monde Diplomatique” në tetor të vitit 1989 ka botuar reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk...

Exitpolli i Albanian Post në T7: Prizrenin e fiton Shaqir Totaj

Televizioni T7 në bashkëpunim me Albanian Post kanë realizuar Exitpoll-in për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në Komunën e Prizrenit sipas këtij...

Sindikatat e Shëndetësisë paralajmërojnë grevë e masa radikale, Qeveria nuk po u përgjigjet kërkesave të tyre

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten do të marrë vendim për të nisur grevën e mund të ketë edhe masa më...

Historia e Mazrrekut të Hasit

Shkruan: Fidan Shehu Mazrreku shtrihet në krahinën e Hasit të Kosovës, në perëndim të Prizrenit. Ky vendbanim përmendet si fshat nga i cili e kishin...

Video e rrallë: Kështu dukej Prizreni para 50 vitesh

Një video nga Prizreni i vitit 1971 po qarkulllon nëpër rrjete sociale. Përmes këtyre pamjeve, tregohet se si ka qenë qyteti para 50 vitesh,...

Milan-i ka gati 80 milionë euro për të “blinduar” tre futbollistë

Pasi humbën Donnarumma-n dhe Calhanoglu-n me parametra zero, në afatin e fundit kalimtar veror, drejtuesit e klubit të Milan-it nuk donë që të bëjnë...

Malishevë/ Dëshmitari thotë se vjedhja shtëpisë së axhës së tij ndodhi natën dhe nuk pa askënd

Dëshmitari Bajram Vrenezi ka thënë se nuk ka parë asnjë njeri duke e thyer shtëpinë e axhës së tij. Ka deklaruar se vjedhja është...

Kur gënjejmë jemi ne, apo ”telefoni”?

Teknologjia po u ofron njerëzve më shumë mënyra për t’u lidhur, por njëherazi mos u ka ofruar edhe më shumë mundësi për të gënjyer? Për...

Një muaj paraburgim personit që sulmoi profesorin në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.11.2021 dhe mund...

Çka duhet të dini për virusin që po prek vetëm fëmijët e po përhapet me të madhe në Kosovë

Një virus ka filluar të përhapet më të madhe në mesin e fëmijëve në Kosovë. Bëhet fjalë për virusin Coxsacki, që njihet ndryshe edhe...

Totaj: Haskuka ende s’ma ka uruar fitoren

Kryetari i sapo zgjedhur i Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se kundër kandidati i tij, dhe ish-kryetari, Mytaher Haskuka ende nuk e ka uruar...

Lajmi i fundit: Shaqir Totaj e fiton Prizrenin

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj e ka fituar Prizrenin. Rezultati përfundimtar sipas KQZ-së: Shaqir Totaj, 27.017 vota Mytaher Haskuka, 25.942 vota

Lajmet e Fundit