19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Mërgata kosovare – e treta në botë për dërgimin e parave në vendin e origjinës

Diaspora kosovare renditet e treta në botë sa i përket dërgimit të parave në vendin e origjinës, për vitin 2021.

Bazuar në vlerësimet e përmbledhjes së Bankës Botërore për Migrim dhe Zhvillim, niveli i remitancave ka qenë 16.7 për qind e prodhimit të brendshëm bruto (GDP).

Sipas tabelës së Bankës Qendrore, nga periudha janar – gusht gjithsejtë 860.4 milionë është vlera e dërgesave nga jashtë vendit për në Kosovë.

Grafika, Kosova renditet në vendin e tretë

Në anën tjetër, përmbledhja e Bankës Botërore për Migrimin dhe Zhvillimin thotë se remitancat drejt vendeve me të hyra të ulëta dhe të mesme pritet të jenë rritur për 7.1 për qind, duke kapur vlerën prej 587 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2021.

Po ashtu, ardhja e mërgatës në Kosovë ka kontribuar në rritjen ekonomike të saj për vitin 2021. Deri në fund të këtij viti rritja e konsumit do të jetë 7.1 për qind për dallim nga viti i kaluar që ishte 5.3 për qind.

“Brenda kësaj periudhe, në Kosovë janë dërguar 749.7 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 608.5 milionë euro”.

Kështu thuhet në raportin “konkurrenca dhe rimëkëmbja pas pandemisë COVID-19”, të prezantuar nga Banka Botërore.

“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet raport.

Sipas këtij raporti, rritja parashikohet të mbetet mbi katër për qind në periudhën afatmesme.

“Ruajtja e shkallës së përshpejtuar të vaksinimeve është një përparësi në afatin e afërt. Në planin afatmesëm, Kosova duhet të kalojë në një mënyrë rritjeje më të orientuar drejt produktivitetit”, vijon raporti.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Abuzim me rrjetin e ujësjellësit në Tusus të Prizrenit: Inspektorati zbulon lidhje ilegale, paralajmërohet ndëshkim

Ekipet e Inspektoratit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kanë ndërmarrë gjatë ditës së djeshme aksione të rregullta kontrolli në disa...

Lajmet e Fundit