21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren, dënohet me 800 euro për armëmbajtje pa leje

Lulzim Pasuli  është dënuar të martën me 800 euro pasi e ka pranuar se ka mbajtur me vete pa leje një pistoletë të tipit “Smith & Wesson” me dy fishekë.

Ndërsa, lënda për lëndim të rëndë dhe të lehtë trupor nga rrahja ndërmjet Armend Kubati dhe Lulzim Pasuli do të kalojë nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Gjykatësi Xheladin Osmani ka thënë se me vendim të posaçëm do ta procedojë lëndën në Departamentin e Përgjithshëm ku trajtohen veprat e lëndimit të lehtë dhe të rëndë trupor si dhe përdorimit të mjetit të rrezikshëm.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, i akuzuari Kubati nuk e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet barrë, ndërsa i akuzuari Pasuli pranoi fajësinë vetëm për veprën penale të mbajtjes në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, raporton “Betimi për Drejtësi,

Ky pranim i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Metush Biraj dhe më pas u aprovua nga gjykatësi Xheladin Osmani.

Shpallja e aktgjykimit u bë menjëherë dhe i akuzuari Pasuli u obliguar që shumën prej 800 eurosh ta paguajë në tri këste.

Aktakuza e ngritur më 24 prill të këtij viti i ngarkon Armend Kubatin dhe Lulzim Pasulin se më 28 dhjetor të 2020-ës   rreth orës së mesnatës në kafenen “Joni” duke qenë nën ndikimin e alkoolit  fillimisht shkëmbejnë ofendime ndaj njëri tjetrit dhe pastaj kanë goditur njëri tjetrin me shishe të birrës duke i shkaktuar njëri tjetrit lëndime të lehta dhe të rënda trupore.

Po ashtu i akuzuari Lulzim Pasuli, në po të njëjtin vend dhe kohë, pasi ka sulmuar viktimin, del jashtë dhe shkrep në ajër nga pistoleta e tij “Smith & Wesson” të cilën armë e kishte në kundërshtim me ligjin e zbatushëm.

Për këtë, Armend Kubati po akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par 2 të Kodit Penal, ndërsa Lulzim Pasuli po akuzohet se ka kryer veprat penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par 3, përdorim i veprës armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 357 par 2 si dhe veprës penale mbajtja në kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve nga neni 366 par 1 të Kodit Penal/ BetimipërDrejtësi.

Më Shumë

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Trepça bindëse ndaj Bashkimit

Klubi basketbollistik Trepça ka shijuar fitoren e 20-të radhazi, duke mposhtur këtë herë Bashkimin me rezultat 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17). Mitrovicasit janë duke vazhduar...

Lajmet e Fundit