Prizren: Dënohet me nga 5 vjet burgim dy persona që vodhën në një pompë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale M.SH., nga fshati Lipovec, Komuna e Gjakovës dhe B.Z. nga fshati Demjan Komuna e Gjakovës për shkak të veprës penale grabitje në bashkëkryerje dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të akuzuarit me iniciale M.SH. dhe B.Z. gjykata i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin unik me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 5 vjet si dhe veç e veç dënimi me gjobë në shumën me nga 500 (pesëqind) euro.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

“Sepse me datën 16.07.2019, rreth orës 04:20 minuta në fshatin Piranë Komuna e Prizrenit, në pikën e karburanteve “Shell”, të akuzuarit me përdorim të forcës dhe të kanosjes me armë e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshëm pasurin e luajtshme e pompës së derivateve “Shell”, në Piranë, në atë mënyrë që të akuzuarit maskohen dhe armatosen dhe me veturë “VW Golf 5”, me targa të vendosura vetëm përpara të vjedhura 07-165-CM nga një automjet tjetër vijnë me shpejtësi të vrullshëm në pikën e karburanteve “Shell” me ç ‘rast i akuzuari i parë me iniciale M.SH. me pistoletë ka hyrë në marketin e kësaj pike dhe nën kërcënim të armës e godet dhe e shtrinë në tokë punëtorin me iniciale J.M. dhe bërtet duke e sharë, ashtu që grabit kasafortën në të cilën ka pasur para në shumën prej 757.000 (shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë) euro dhe merr disa pako të cigareve “Winston” , ndërsa i akuzuari i dytë me iniciale B.Z. i cili po ashtu ishte i maskuar drejton pushkën automatike AK 47 duke kërkuara të holla punëtorit me iniciale J.B. i cili gjendej në kabinë dhe pasi i akuzuari i parë me iniciale M.SH. del nga marketi me kasafortë, këta me shpejtësi hynë në veturë dhe nisen në drejtim të Gjakovës duke e dëmtuar pompën e derivateve “Shell” në fshatin Piranë në shumën prej 757.000 (shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë) euro” thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit