2.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Prizren: Dy aktakuza kundër tre personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 125 aktakuza kundër 138 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e 10.000 eurove të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale “Blerja, shitja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe ka ngritur 54 aktakuza kundër 57 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre 3 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri, si dhe ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e 10.000 eurove të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 24 aktakuza, kundër njëzetenëntë 29 personave për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Magjike/ Publikohet kënga, Parashqevi Simaku i rikthehet këngës

Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës disa dekada më pas pikërisht në ekranin më të madh shqiptar, Top Channel. “E duam lumturinë”...

Bora rrëzon shtyllën e energjisë elektrike në Prizren

Reshjet e dendura të borës në Prizren kanë shkaktuar dëme, ku një shtyllë e energjisë elektrike është rrëzuar në lagjen Ortakoll. Shtylla u shemb si...

Lajmet e Fundit