11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Prizren: EC Ma Ndryshe përsërit kërkesën për shkarkimin e drejtorëve që dyshohen për shkelje të ligjit

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka njoftuar opinionin se “si pasojë e zhvillimeve të fundit, mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë LVV-LDK dhe krijimit të një qeverie e cila është në kundërshtim me vullnetin demokratik të shprehur me 6 tetor”, e ka të pamundur vazhdimin e koalicionit me LDK-në ë Komunën e Prizrenit.

 Ndërkohë edhe dega e LDK-së ka bërë të ditur se si rezultat i këtij zhvillimi nga detyrat e tyre në qeverinë lokale janë liruar nënkryetari i parë i Komunës dhe tre drejtorët, që ishin nominuar nga LDK-ja.  

 Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari i Komunës zbaton përgjegjësitë për emërimin e shkarkimin e nënkryetarit, sikurse edhe të drejtorëve komunalë.

Gjithashtu është e drejtë e subjekteve politike që të lidhin marrëveshje politike për bashkëqeverisje dhe t’i shkëpusin ato në bazë të vullnetit të tyre.

 Por EC Ma Ndryshe konsideron se në kuadër të organizimit të punës dhe drejtimit të politikës së Komunës, kryetari i Prizrenit duhet të reflektojë edhe sa i përket përmbushjes së premtimit elektoral për qeverisje me duar të pastra.

 Deri më tani thirrjet e adresuara te Ekzekutivi i Prizrenit për shkarkimin e drejtorëve me aktakuza janë injoruar. Duke marrë parasysh mungesën e deritanishme të vullnetit individual të drejtorëve tjerë komunalë, të cilët kanë aktakuza për të reflektuar në dhënien e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të drejtorisë komunale, EC Ma Ndryshe, përsërit kërkesën drejtuar Kryetarit të Komunës së Prizrenit për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shkarkimin e drejtorëve komunalë që dyshohen për shkelje të ligjit.

EC-i përkujton se premtimet elektorale të z.Haskuka ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional.

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit