Prizren: Gjatë ahengut lë në veturë armën me leje, ia vjedhin

Policia e Kosovës në raportin e sotshëm raporton për vjedhje të një arme, të cilën pronari e kishte me leje. Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht në Prizren.

Sipas raportit të policisë, ankuesi mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur gjatë një ahengu familjar nga vetura e tij i kanë vjedhur një armë, për të cilën posedonte leje zyrtare.  Hajnat përveç armës kishin marrë edhe një karikator dhe dhjetë fishekë të cal. 9 mm.

Sipas viktimës armën e kishte lënë në veturë për shkaqe sigurie, pasi që në shtëpi ka pasur pjesëmarrës të shumtë në aheng.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin, saktëson raporti.

Më Shumë

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Lajmet e Fundit