6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren: Gjykimi ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe”, propozohet të dëgjohen sërish disa dëshmitarë

 Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është aprovuar propozimi që të dëgjohen edhe disa dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi në shqyrtimet e kaluara në gjykimin për krime lufte ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe”, Remz Shalës.

Në fillim të seancës së sotme, prokurori Haki Gecaj deklaroi se pasi që është vendosur që në rigjykim të dëgjohen të gjithë dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi në shqyrtimet e kaluara dhe se ka akoma dëshmitarë që nuk janë dëgjuar në rigjykim, andaj duhet që të vendosim se a ka nevojë që të ftohen dhe t’i dëgjojmë këta dëshmitarë dhe shtoi se e ai ka listën e dëshmitarëve që nuk janë dëgjuar në rigjykim.

Edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokat Asdren Hoxha deklaroi se është koha që të bëhet rekapitullimi i çështjes së dëshmitarëve pasi që shumica e dëshmitarëve të dëgjuar në gjykimet e kaluara janë dëgjuar në rigjykim por ka edhe disa që nuk janë dëgjuar e të cilat për disa ka informata se janë gjallë, ndërsa të tjerët sipas informative jo zyrtare flitet se kanë vdekur andaj edhe deklaroi se edhe një herë duhet të ngritët çështja që të pajtohen me leximin e disa deklaratave të mëhershme ose të ftohen në seancën e radhës.

Mbrojtësi i të akuzuarit Remzi Shala, avokat Blerim Mazreku deklaroi se pas konsultimit me të mbrojturin e tij, Remzi Shala dhe se për hir të drejtësisë përsëri nuk pajtohen që të lexohen deklaratat e dëshmitarëve që nuk janë dëgjuar në rigjykim dhe se gjykata për këtë kishte vendosur edhe më herët pra më datë 15.10.2021 ku kishte refuzuar propozimin për leximin e deklaratave të dëshmitarëve andaj edhe propozoi që të refuzohet ky propozim.

Tutje Prokurori Haki Gecaj shtoi se në listën e dëshmitarëve që nuk janë dëgjuar në rigjykim janë: Minire Përteshi, Ganimete Përteshi, Faik Zogaj, Ferat Përteshi, Murtez Zekolli, Hajdar Qatani, Halil Përteshi, Shaban Shukolli dhe Nezir Përteshi, ndërsa janë njoftuar se kanë vdekur Shefqet Përteshi, Bashkim Elshani, Bajram Qatani, Jetulla Qari dhe Bajram Luzhnica.

Po ashtu Prokurori mbeti pranë propozimit që të dëgjohet si dëshmitar edhe Dr. Agim Hazrolli.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi ka aprovuar propozimin e prokurorit që edhe njëherë të ftohen në cilësi të dëshmitarëve dëshmitarët e lartëpërmendur.

Pas kësaj, seanca e sotme ka përfunduar dhe seancat e radhës janë caktuar më 01,02 dhe 03 qershor 2022.

Në fund, mbrojtësi i të akuzuarit Remzi Shala, avokat Blerim Mazreku kërkoi nga gjykata që të zëvendësoj masën e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak me arsyet se i akuzuari ka qëndrim korrekt me gjykatën, ka respektuar çdo ftesë dhe se i njëjti ka kaluar më shumë se 3 vite në paraburgim, mirëpo kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi ka refuzuar propozimin e tillë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile, duke e dënuar me 14 vjet burg.

Pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin Shalës në 10 vjet burgim.

Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj.

Gjykata Supreme, në maj të vitit 2020 e kishte kthyer rastin në rigjykim në shkallën e parë.

Ish-komandanti i UÇK-së, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shala akuzohet nga PSRK se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën Haxhi Përteshi.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtorë i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, Agron Përteshi, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Lajmet e Fundit