Tragjedi në futbollin belg, ndërron jetë portieri 28-vjeçar

Një tragjedi ka ndodhur në futbollin belg, teksa në moshën 28 vjeçare ka ndërruar jetë portieri i skuadrës Cercle Brugge, Miguel Van Damme.

Van Damme prej vitit 2016 ishte diagnostifikuar leukemi, i cili për fat të keq nuk arriti t’i mbijetonte kësaj sëmundje edhe pse në këto vite kishte marrë trajtime të shumta mjekësore.

Van Damme lë pas gruan dhe një vajzë, ndërsa lajmin për humbjen e jetës së tij e ka komunikuar vetë klubi i tij, teksa thekson se për ta është një nga ditët më të vështira në historinë 123-vjeçare të klubit.

“Me hidhërim ju njoftojmë se miku dhe shoku jonë, Miguel Van Damme humbi betejën e gjatë ndaj leukemisë”.

“Fjalët nuk mjaftojnë  për të përshkruar atë që ndjejmë, edhe pse prej disa kohësh e dinim se situata nuk ishte e mirë. Është një nga ditët më të vështira në historinë 123-vjeçare të klubit”, shkruhej në deklaratën e Cercle Brugge.

 

Ndërkaq, për ndarjen e parakohshme nga jeta të 28 vjeçarit ka reaguar edhe klubi i Real Madrid që është solidarizuar me familjen, miqtë dhe klubin e Van Damme në një ditë të dhimbshme për ta.

/Albanianpost.com

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit