4.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Prizren: Hashima në Lumbardhi

Fondacioni Lumbardhi më 7 shtator sjellë koncertin e Hashima, në Kino Lumbardhi në Prizren me fillim nga ora 21:00, shkruan KultPlus.

Hashima është një kuartet i jazz-it nga Beogradi që kombinon përvojat e ndryshme muzikore në një aventurë të re që është pak vështirë të përcaktohet në mënyrë stilistike. Midis muzikantëve që i frymëzojnë jane: Wayne Shorter, Vasilije Mokranjac, Igor Stravinsky.

Poetika e tyre bazohet në filmat dhe literaturën evropiane, të cilat janë ndërthurur në mënyrë sublime me thelbin e muzikës së tyre origjinale duke i dhënë asaj një karakter programatik. Temat e kompozimeve të Igor Mishkoviqit kryesisht përbëhen nga motive muzikore që janë zhvilluar plotësisht me anë të aranzhimeve dhe improvizimeve të lira, pa u kufizuar nga zhurma ose miniaturat delikate lirike. Te bendi mblidhen katër instrumente dhe ndjeshmëri të ndryshme, të zhveshura nga tiparet tradicionale stilistike, përmbajtja e saj e frymëzuar nga ishulli i larguar i braktisur në Japoni – Hashima.

Sponsor të këtij koncerti janë Raiffeisen Bank dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Hyrja do të jetë 2 EURO, dhe koncerti do të fillojë në orën 21:00. / KultPlus.com

Më Shumë

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Fshati që pret

Lajmet e Fundit