16.8 C
Prizren
E diel, 14 Gusht, 2022

Prizren/ I akuzuari me probleme shëndetësore, shtyhet gjykimi për krime lufte

I akuzuari për krime lufte, Remzi Shala, ka thënë se nuk është në gjendje të përcjellë seancën gjyqësore pasi ka marrë terapi kundër dhimbjes.

Kjo ka ndodhur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, ku i akuzuari Shala tha se ka marrë injeksion.

“Para seancës kam marrë një ineksjon kundër dhimbjes dhe nuk jam në gjendje të përcjell shqyrtimin kryesor”, ka thënë i akzuzuari, raporton, “Betimi për Drejtësi”.

Kundërshtime për mbajtjen e kësaj seance, ka pasur edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokat Asdren Hoxha, i cili tha se të dëmtuarit për shkaqe objektive nuk marrin pjesë në këtë seancë dhe kanë kërkuar që në mungesë të tyre të mos mbahet ky gjykim.

Seancat e radhës janë caktuar me 1, 2 dhe 5 shtator 2022.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile, duke e dënuar me 14 vjet burg.

Pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin Shalës në 10 vjet burgim.

Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj.

Gjykata Supreme, në maj të vitit 2020 e kishte kthyer rastin në rigjykim në shkallën e parë.

Ish-komandanti i UÇK-së, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shala akuzohet nga PSRK se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën H.P.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtor i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, A.P, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

‘Është mënyrë jetese’, Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami

Duda Balje, deputete e kuvendit të Kosovës e cilësoi të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë. Balja tha se për...

Afër 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë regjistruar edhe 930 raste të reja me COVID-19. Ka pasur 1 rast të vdekjes, ndërsa lajmi i mirë...

Lajmet e Fundit