E infektuara me COVID-19 tenton ta kalojë kufirin me Shqipërinë, kapet nga policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një të dyshuar femër të infektuar me virusin Covid-19 pasi që e njëjta ka tentuar që ta kalojë kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.

“PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ky veprim i saj ka qenë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së dhje institucioneve tjera shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë kur të infektuarit me Koronavirus thyejnë masën e izolimit.

Raste të tilla ka pasur edhe brenda qyteteve në Kosovë.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit