Prizren/ Ia vodhi dikujt 420 euro nga kuleta, policia publikon fotografinë e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi, që dyshohet për një vjedhje që ka ndodhur në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren më 27 dhjetor.

Policia thotë se një person ka deklaruar se një i panjohur ia ka marrë 420 euro nga kuleta.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: 

Kërkohet një i dyshuar për vjedhje

Prizren, 04 Janar 2023

Me date 27.12.2022 rreth orës 17:50 është iniciuar rast vjedhje, rasti ka ndodhur ne rrugën Ekrem Rexha Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”.

Në rastin e raportuar ankuesi ka  deklaruar se një  personi  I panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e  tij, gjithsej  420 (katërqind e njëzet)  euro.

Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit  që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar.

Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite  që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të  dyshuarit.

Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit